Kohët e begata

Instruktori Prokademi Kultura Islame 15/07/2025
Shpërndaje

Renditja e tyre vlera dhe mënyrat e përfitimit

Hyrje

Koha në konceptimin islam nuk është thjesht një kornizë ku ndjekin njëra-tjetrën çastet por është një dhunti e nderuar një urë që lidh një bazë e përgjegjësisë dhe një fushë gare Allahu i Madhëruar i ka nderuar disa kohë mbi të tjerat duke hapur në to dyert e afrimitetit duke shumëfishuar shpërblimet dhe duke i bërë sezone të faljes dhe përmirësimit.

﴿وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ﴾ (القصص 68)

Zoti yt krijon çfarë të dojë dhe zgjedh. El-Kasas: 68

Zgjedhja e këtyre kohëve të bekuara është një derë nga mëshira e Tij për robërit dhe një drejtim drejt shpëtimit në një botë të ngarkuar me hutime.

Në një hadith të saktë thuhet

«إِنَّ لِرَبِّكُمْ فِي أَيَّامِ دَهْرِكُمْ نَفَحَاتٍ، أَلَا فَتَعَرَّضُوا لَهَا» (الطبراني)

Zoti juaj ka në ditët e jetës suaj frymëtime të mëshirës prandaj ekspozohuni ndaj tyre. Transmetoi: Taberani.

Janë çaste që nuk kapen me shqisa por japin fryte në zemra ndryshojnë fate dhe fshijnë mëkate.

Ndërgjegjësimi për këto kohë nuk është luks shpirtëror dhe as një përpjekje e përkohshme por një shtyllë nga shtyllat e kuptimit praktik të fesë. Ajo e mëson muslimanin si t’i jetojë momentet e tij dhe si ta vlerësojë kohën me ndikimin jo me gjatësinë. Këtë e arritën brezat e parë të kësaj feje të cilët kuptuan vlerën e kohës qanin për humbjen e minutave përpiqeshin në orët e pakujdesisë dhe garonin në momentet e afrimit me Allahun.

Prej këtej vjen kjo ndalesë reflektimi mbi renditjen e kohëve të bekuara siç i ka renditur sheriati duke filluar nga orët e ditës pastaj netët madhështore ditët e bekuara e më pas muajt e shenjtë. Lutemi që Allahu të na bëjë prej atyre që përmendin ditët e tyre i vlerësojnë orët e tyre dhe veprojnë sinqerisht në sezonet e begatisë.


Orët e bekuara gjatë ditës dhe natës

Kur nata shtrin perden e saj ose lind dielli i ditës në çdo kohë nga këto ka çaste të veçanta ku zbresin mëshira dhe hapen portat e pranimit për ata që trokasin.

A.E treta e fundit e natës. (ثُلُثُ اللَّيْلِ الْآخِرِ)

Kjo është kurora e kohëve, në këtë kohë zbret Zoti i botëve në një mënyrë që i takon Madhështisë së Tij dhe thërret robërit e Tij në errësirën e natës së qetë: “A ka ndonjë që më lutet që t’i përgjigjem, a ka ndonjë që kërkon mirësi që t’i jap, ka ndonjë që më kërkon falje që ta fal.” Si mund të flejë besimtari në një çast të thirrjes hyjnore. Si mund të mos zgjohet në një orë mëshire të tillë.

كان عمر بن الخطاب يقول: تلك ساعة لا ينام عنها المؤمن 

Omeri r.a. thoshte: "Kjo është një orë që nuk e lë pas dore besimtari".

B.Fillimi i ditës (بُكُورُ النَّهَارِ)

Profeti ﷺ ka thënë:

اللهم بارك لأمتي في بكورها. أبو داود والترمذي 

“O Allah bekoje umetin tim në fillimet e ditës.”

Transmeton: Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Të parët tanë e çmonin punën pas sabahut dhe e llogaritnin atë si kohën e rizkut dhe përpjekjesز

C.Ora e pranimit të lutjes në ditën e Xhumasë (سَاعَةُ الإِجَابَةِ فِي يَومِ الجُمُعَةِ).

Në një hadith të saktë thuhet:

 «فيها ساعة لا يوافقها عبد مسلم قائم يسأل الله شيئًا إلا أعطاه» البخاري ومسلم 

“Në këtë ditë ka një orë që nëse ndonjë rob mysliman ngrihet dhe i lutet Allahut do t’i jepet ajo që kërkon.” Transmetoi: Buhariu dhe Muslimi.

D.Koha e syfyrit (وَقْتُ السَّحَرِ).

﴿وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ﴾ (الذاريات 18) 

Dhe në syfyr ata kërkojnë falje. Edh-Dharijat: 18.

Koha kur njerëzit pendohen dhe kthehen me përulësi te Zoti i tyre duke kërkuar falje.

E.Qëndrimi pas sabahut deri në lindjen e diellit (الجلوس بعد الفجر إلى الشروق ).

قال ﷺ «من صلى الفجر في جماعة ثم قعد يذكر الله حتى تطلع الشمس ثم صلى ركعتين كانت له كأجر حجة وعمرة تامة» الترمذي 

Profeti ﷺ ka thënë: “Kush fal sabahun me xhemat, qëndron ulur duke përmendur Allahun derisa të lindë dielli dhe fal dy rekate namaz, ka shpërblimin e një haxhi dhe umre të plotë.” Transemton: Tirmidhiu.

Kjo është një adhurim i heshtur dhe i përqendruar që rifillon ditën me lidhje të pastër me Zotin dhe hap portat e bereqetit shpirtëror dhe material.

F.Netët e bekuara

Mes errësirës së natës lind drita e një nate që nuk përsëritet dhe nuk ngjan me asnjë kohë tjetër. Kjo është Nata e Kadrit që është më e mirë se një mijë muaj. Nuk matet me orë por me madhështinë e shpërblimit dhe afërsisë.

﴿لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ﴾ (القدر 3) 

Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. El-Kadr: 3.

Në të është zbritur Kurani, në të zbresin engjëjt dhe Xhibrili. Në të shkruhet caktimi i një viti të tërë.

Ka transmetuar Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të)

 كان النبي ﷺ إذا دخل العشر الأواخر شد مئزره وأحيا ليله وأيقظ أهله» البخاري.

Kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit Profeti ﷺ shtrëngonte rripin e belit gjallëronte natën dhe zgjonte familjen. Transeton: Buhariu.

Tha Profeti ﷺ: 

)من قام ليلة القدر إيمانًا واحتسابًا غفر له ما تقدم من ذنبه(. البخاري ومسلم

“Kush ngrihet për adhurim natën e Kadrit, me besim dhe duke shpresuar sevapet, shpërblimi i tij është falja e mëkateve të mëparshme.” Transmetuan: Buhariu dhe Muslimi.

Kur e pyeti Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se çfarë të thoshte nëse e kapte natën e Kadrit, profeti ﷺ tha:

 «اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني» الترمذي 

O Allah, Ti je Falës, e do faljen më fal mua. Transmeton: Tirmidhiu.

Sahabët dhe të parët tanë nuk flinin në këto netë, shpirti u përhapej përmes përgjërimit dhe zemrat u shkriheshin në përulësi.

G.Ditët e bekuara.

Ditët janë si faqet e një libri disa janë më të ndritshme se të tjerat. Ka ditë që mbizotërojnë me vlerën e tyre dhe ngrihen mbi gjithë të tjerat.


1. Dita e Arafatit

Dita më madhështore e vitit pas ditës së kurban Bajramit, ajo është dita e faljes së madhe në të cilën Allahu betohet dhe ua tregon engjëjve robërit e Tij në tokë. Ajo është dita që i shlyen mëkatet e dy viteve.

﴿وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ﴾ (البروج 3)

Për dëshmuesin dhe të dëshmuarin. El-Buruxh: 3.

Dita e dëshmuar është Dita e Arafatit.

قال ﷺ «اليوم الموعود، يوم القيامة، واليوم المشهود، يوم عرفة، والشاهد يوم الجمعة» الترمذي

Profeti ﷺ ka thënë: Dita e premtuar është dita e Kiametit, dita e dëshmuar është dita e Arafatit, dëshmuesi është dita e Xhuma. Transmetoi: Tirmidhiu.


2. Dita e therjes, Kurban bajrami.

Profeti ﷺ e quajti atë ditën më të madhe te Allahu. Në këtë ditë bashkohen adhurimet më të larta si namazi, therja e kurbanit, dhikri, haxhi dhe lutja.

قال ﷺ «إن أعظم الأيام عند الله تبارك وتعالى يوم النحر ثم يوم القر» أحمد وأبو داود والنسائي

Dita më madhështore te Allahu është dita e Kurbanit, pastaj dita e qëndrimit në Mina. Transmeton: Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu.


3. Dita e Fitër bajramit.

Është dita e gëzimit të agjëruesve dita e shpërblimit për ata që qëndruan u falën dhe duruan. Sahabët vishnin rrobat më të mira bënin tekbir dhe falënderonin Allahun. Ata vizitonin njëri-tjetrin i bashkonin zemrat dhe përhapnin dashuri.

قدم النبيُّ صلّى اللهُ عليْهِ وسلَّمَ المدينةَ ولهم يومانِ يلعبونَ فيهما، فقال: قد أبدلَكُم اللهُ تعالى بهما خيرًا منهما: يومَ الفطرِ والأضحى

Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë dhe i gjeti njerëzit duke festuar dy ditë, ai tha: Allahu jua ka zëvendësuar ato me dy më të mira, Fitër bajramin dhe Kurban bajramin. Transmetoi: Ebu Davudi.


4. Dita e Ashurasë.

Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain ﷺ dhe popullin e tij dhe e shkatërroi Faraonin. Profeti ﷺ i nxiti muslimanët ta agjërojnë këtë ditë.

قال ﷺ «أحتسب على الله أن يكفّر السنة التي قبله» مسلم

Shpresoj te Allahu që agjërimi i kësaj dite të fshijë mëkatet e vitit të kaluar Muslimi

Profeti ﷺ gjithashtu urdhëronte të agjërohej edhe dita e nëntë bashkë me të, për t’u dalluar nga çifutët.


5. Dita e Xhumasë.

Ajo është festa javore, në këtë ditë u krijua Ademi ﷺ në të do të ndodhë Kiameti, është dita më e ndritur e javës dhe ka një orë kur lutja pranohet. Të parët tanë lyheshin me erëra të mira zbukuroheshin dhe e prisnin si një festë jo si zakon javor.

قال ﷺ «خيرُ يومٍ طلعت عليه الشمس يوم الجمعة فيه خلق آدم وفيه أُدخل الجنة وفيه أُخرج منها ولا تقوم الساعة إلا في يوم الجمعة» مسلم

Dita më e mirë mbi të cilën lind dielli është Dita e Xhumasë Në të u krijua Ademi në të hyri në xhenet dhe në të doli prej tij. Dhe nuk do të ndodhë Kiameti veçse në Ditën e Xhuma. Transmetoi: Muslimi.

H.Muajt e bekuar.

Kur faqet e kohës kthehen dhe muajt e vitit kalojnë një nga një, disa prej tyre shkëlqejnë me një dritë që nuk krahasohet dhe një shpërblim që nuk matet. Në krye të tyre qëndron Ramazani.


1. Muaji i Ramazanit.

Ai është prijësi i muajve sezoni i Kuranit, muaji i agjërimit dhe i faljes, i itikafit, i sadakasë, i lutjes dhe adhurimit.

﴿شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ﴾ (البقرة 185)

Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani. El-Bekare: 185.

Të parët tanë kur vinte Ramazani mbyllnin librat e fikhut (jurisprudences) dhe i ktheheshin Kuranit. I përkushtoheshin namazit të natës, lotëve dhe lutjeve të sinqerta.

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال قال رسول الله ﷺ «إذا كان أول ليلة من شهر رمضان صفدت الشياطين ومردة الجن وغلقت أبواب النار فلم يُفتح منها باب وفُتحت أبواب الجنة فلم يُغلق منها باب وينادي منادٍ يا باغي الخير أقبل ويا باغي الشر أقصر ولله عتقاء من النار وذلك كل ليلة» الترمذي

Abu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: Kur hyn nata e parë e Ramazanit lidhen shejtanët dhe xhindët rrebel, mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjë prej tyre. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë prej tyre. Një thirrës thërret; O ti që dëshiron të bësh mirë afrohu. O ti që do të bësh keq ndalu. Allahu disa njerëz që i çliron nga zjarri dhe kjo ndodh çdo natë. Transmeton: Tirmidhiu.


2. Muaji Muharrem (شهر الله المحرم)

Ai është një nga muajt e ndaluar dhe më i miri për agjërim pas Ramazanit. Në të bie dita e Ashurasë dhe kush e nderon këtë muaj me sinqeritet dhe vepra të mira, fiton shpërblime të mëdha

قال ﷺ «أفضل الصيام بعد رمضان شهر الله المحرم وأفضل الصلاة بعد الفريضة صلاة الليل» مسلم

Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi në muajin e Muharrem. Dhe namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës. Transmeton: Muslimi.


3. Muaji i Sha’ban (شهر شعبان).

Ky është muaji i shpërqendrimit të cilin njerëzit e lënë pas dore midis Rexhebit dhe Ramazanit Profeti ﷺ e agjëronte shpesh dhe thoshte.

قال ﷺ «ذلك شهر يغفل الناس عنه بين رجب ورمضان وهو شهر تُرفع فيه الأعمال إلى الله» النسائي

Ky është muaj që njerëzit e lënë pas dore mes Rexhebit dhe Ramazanit dhe është muaji në të cilin veprat ngrihen te Allahu i Madhëruar. Transmetoi: Nesaiu.


4. Katër muajt e ndaluar (الأشهر الحرم).

Këta janë Dhul-Ka’deh, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexheb. Allahu i ka përmendur në Librin e Tij dhe i ka nderuar me ndalesën e padrejtësisë dhe shtimin e veprave të mira.

﴿إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ ... مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ﴾ (التوبة 36)

Numri i muajve te Allahu është dymbëdhjetë, prej tyre katër janë të ndalluar. Et-Teube: 36.

وقال قتادة «العمل الصالح فيها أعظم والظلم أعظم»

Katade ka thënë: Vepra e mirë në to është më madhështore dhe padrejtësia në to është më e rëndë.


5. Muaji i Rexhebit (رجب).

Ai është i veçuar nga të tjerët dhe nuk ka ardhur ndonjë hadith i saktë për adhurime të posaçme në të, si agjërim apo namaz. Por nderohet për faktin se është nga muajt e ndaluar. Në të largohet padrejtësia dhe shtohet e mira.


Kush e kupton sekretin e kohëve, kupton gjerësinë e mëshirës së Allahut dhe madhështinë e dhuntive të Tij. Kush jeton me vetëdije për sezonet e mirësisë, jeton në këtë botë me dritë dhe në tjetrën me shpresë. Të parët tanë nuk arritën majat veçse me vetëdijen e tyre për kohën, sekondat e tyre ishin jetë dhe orët thesare.

اللهم اجعلنا ممن يستثمر ساعات القرب ويغتنم ليالي الرحمات ويُحسن العمل في أيام المغفرة ويعظم الشهور بما شرعت له من تعظيم واجعلنا ممن يعرف قيمة الوقت ويغتنمه قبل الفوت


O Allah bëna prej atyre që e shfrytëzojnë kohën e afërsisë me Ty, e përfitojnë nga netët e mëshirës, bëjnë vepra të mira në ditët e faljes dhe i nderojnë muajt siç Ti i ke urdhëruar. Bëna prej atyre që e kuptojnë vlerën e kohës dhe e përfitojnë atë para se të jetë vonë. Amin!

Shpërndaje

Ndani këtë postim me të tjerët

GDPR

Kur vizitoni ndonjë nga faqet tona të internetit, ai mund të ruajë ose të marrë informacion në shfletuesin tuaj, kryesisht në formën e cookies. Ky informacion mund të jetë për ju, preferencat tuaja ose pajisjen tuaj dhe përdoret kryesisht për ta bërë faqen të funksionojë ashtu siç prisni. Zakonisht informacioni nuk ju identifikon drejtpërdrejt, por mund t'ju japë një përvojë më të personalizuar në internet. Për shkak se ne respektojmë të drejtën tuaj për privatësi, ju mund të zgjidhni të mos lejoni disa lloje të cookies. Klikoni mbi titujt e kategorive të ndryshme për të mësuar më shumë dhe për të menaxhuar preferencat tuaja. Ju lutemi vini re se bllokimi i disa llojeve të cookies mund të ndikojë në përvojën tuaj të faqes dhe shërbimet që ne jemi në gjendje të ofrojmë.